Pas Kasemiros, edhe një yll tjetër mungon ndaj Man. Sitit

Real Madridi do të mirëpres Mançester Sitin, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve. “Mbretërit” përballen me probleme, pasi që mediat spanjolle raportuan për mungesa të reja.

Pas njoftimeve se Kasimiro do ta anashkalojë duelin e parë me Sitin, tashmë probleme të ngjashme paralajmërohen edhe për David Alaba-n.

Mbrojtësi austriak u dëmtua në ndeshjen ndaj Osasunas dhe ende nuk është shëruar sa duhet. Ekipi mjekësor po punon fort për ta shëruar dëmtimin, por ka gjithnjë e më shumë gjasa që Alaba të mos luajë në Mançester.

Përveç këtyre dyve në fjalë është edhe Ferland Mendi, Joviç dhe Diaz,  ndërsa rikthehet Geret Bejll.

LEXO EDHE:

Back to top button