Salihamidzic: Lewandowski nuk do të shkojë askund

Salihamidzic: Lewandowski nuk do të shkojë askund

Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Hasan Salihamidzic, ka insistuar se Robert Lewandowski nuk do të shkojë askund në afatin kalimtar të verës.

33-vjeçari do të bëhet lojtar i lirë në më pak se 18 muaj dhe vazhdon të jetë i lidhur vazhdimisht me një kalim te Barcelona për sezonin 2022-23.

Raportet e fundit kishin pohuar se një ofertë prej 40 milionë euro mund të mjaftonte për ta larguar Lewandowskin nga kampionët e Bundesligës, por Salihamidzic nuk është i përgatitur të pranojë oferta për reprezentuesin polak, përcjellë KosovaPress.

“Nuk do ta pranoja. Ne kemi lojtarin më të mirë në botë dhe duam që ai të qëndrojë këtu. Jemi krenarë për të dhe e duam shumë. Nuk kemi negociuar ende me të, por do ta bëjmë”, tha Salihamidzic për “Sky Deutschland”.

“Largimi i Lewandowskit këtë verë nuk është një opsion. Ai ka një kontratë deri në vitin 2023. Ne do të kemi disa bisedime së shpejti dhe do të shohim se si do të zhvillohen dhe si të veprojmë më pas. Ne duam që ai të qëndrojë”, shtoi më tutje Salihamidzic.

Lewandowski, i cili ka grumbulluar 48 gola nga 43 paraqitje për Bayernin këtë sezon, së fundmi pranoi se situata në lidhje me të ardhmen e tij nuk ishte e lehtë.

LEXO EDHE:

Back to top button