Një foto ndezi tërbimin e tifozëve të Lacios

Një foto ka ndezur rrjetet sociale pas ndeshjes Lacio-Milan 1-2 dhe ka tërbuar tifozët bardhekaltër. Fjala është për të qeshurën e Açerbit, pas golit të pësuar nga Tonali, në limitin e kohës së rregullt të ndeshjes së luajtur në “Olimpico”.

Mbrojtësi nuk pastron zonën dhe kontribuon në goditjen e mesfushorit kuqezi përpara portës, pastaj ajo buzëqeshje jashtë kontekstit dhe postimi i nevojshëm ‘social’ për të shpjeguar situatën dhe mbrojtur veten nga akuzat.

“Tani mjaft! Gjithmonë kam dhënë gjithçka për këto ngjyra dhe jam krenar që kam fituar trofe me këtë fanellë. Kishte disa fërkime, e përsëris ashtu siç e kam thënë tashmë, bëra një gabim dhe kërkova falje.

E qeshura ishte ironike për humbjen e dy pikëve në mënyrë të guximshme dhe jo sepse isha i lumtur që humba. Nuk do të doja që asnjë fans ta mendonte këtë për mua”.

Me këtë postim në rrjetet sociale, ish-lojtari i Sassuolos mundohet të amortizojë fërkimet me publikun bardhekaltër.

LEXO EDHE:

Back to top button