Pas largimit nga Çellsi, dy klube”big” kërkojnë Poketinjon

Largimi i papritur i Maurisio Poketinjos befasoi opinionin sportiv në Angli. Tekniku argjentinas e drejtoi vetëm për një sezon Çellsin në Premier Ligë dhe e pozicionoi në vendin e 6-të në kampionat. Pritej që Poketinjo të vazhdonte ciklin e tij në “Stemford Brixh”, ashtu siç parashikohej edhe nga kontrata mes palëve. Por, Çellsi vendosi të ndërpresë këtë proces.

Menjëherë pas largimit, kanë filluar zërat e parë për klubin e ardhshëm të Poketinjos. 52-vjecari është përfolur për një emërim tek Man. Junajtedi, por nuk përjashtohet as Bajern Munihu. Të dyja klubet po kalojnë një situatë të paqartë me trajnerët. Man.United udhëhiqet nga Ten Hag prej dy sezonesh, por oshilacionet e shumta e kanë vënë në dyshim të ardhmen e holandezit në “Old Trafford”.

Poketinjo ishte në balotazh me Ten Hag para se ky i fundit të fitonte konkurrencën për të drejtuar “Djajtë e Kuq” në vitin 2022. Sidoqoftë, është pikërisht argjentinasi ai që mund të zërë vendin pas finales së FA Kupës me Man. Sitin.

Bajern Munihu do të ndërpresë bashkëpunimin me Tomas Tushel dhe klubi bavarez është refuzuar nga shumë emra të rëndësishëm, trajnerë gjermanë dhe të tjerë. Së fundmi, Poketinjo ka fituar goxha terren për të marrë përsipër ekipin bavarez. Gjigantët gjermanë po konsiderojnë edhe emrat e Sebastian Henes dhe Vinsent Kompani.

LEXO EDHE:

Back to top button