Pas lirimit të Radojiçiq – Bogdanoviq thirrje Osmanit e Kurtit: Mbroni qytetarët serbë në veri
Pas lirimit të Radojiçiq - Bogdanoviq thirrje Osmanit e Kurtit: Mbroni qytetarët serbë në veri
Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq ka reaguar pas lirimit të Milan Radoiçiqit nga paraburgimi, ndërkaq u ka bërë thirrje presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti që të mbrojnë qytetarëve serbë.
Bogdanoviq në disa postime në platformën X ka shkruar se Serbia dhe presidenti i saj janë sponsor të terrorizmit ndërkombëtar.
“Ju lutem mbroni popullin tim serb, nuk është faji i tyre që terroristi Radoiçiq është i lirë…” ka shkruar Bogdanoviq në gjuhën shqipe.
https://twitter.com/GenSecRespond/status/1709493723019506044?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1709493723019506044%7Ctwgr%5Eee347d7b1495d6fc0cae2bc839080361758fb4dd%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Flirimi-radociqit-nga-paraburgimi-bogdanoviq-thirrje-osmani-e-kurtit-mbroni-qytetaret-serbe-ne-veri%2F
Ndërkaq, në postimin tjetër në X ai thekson se Serbia dhe presidenti i saj janë definitivisht sponsor të terrorizmit ndërkombëtar.
“Kosova është në rrezik!”, shkruan ai.
Politikani serb po ashtu ka shkruar për lirimin e Radoiçiqit nga paraburgimi dhe ka treguar pse insiston në një urdhër-arrest ndërkombëtar.
“Lirimi i Radoiçiqit nga paraburgimi mund të ketë synim vrasjen e tij. Ai është një dëshmitar shumë i papërshtatshëm që do të dëshmonte për pjesëmarrjen e presidentit Aleksandar Vuçiq në përgatitjet për sulmin terrorist në Kosovë. ‘Gojët e vdekura nuk flasin’. Për këtë insistoj në një urdhër-arrest ndërkombëtar!”, shkruan ndër të tjera Bogdanoviq.
https://twitter.com/GenSecRespond/status/1709486378155684073?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1709486378155684073%7Ctwgr%5Eee347d7b1495d6fc0cae2bc839080361758fb4dd%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Flirimi-radociqit-nga-paraburgimi-bogdanoviq-thirrje-osmani-e-kurtit-mbroni-qytetaret-serbe-ne-veri%2F








