Pas më shumë se një viti, rikthehet te kombëtarja e Holandës

Frenki De Jong është thirrur nga trajneri Ronald Kuman për ndeshjet e ardhshme të Holandës në Ligën e Kombeve. Rikthimi i pritur me padurim ky i mesfushorit të Barcelonë, pas shumë muajve të kaluar jashtë fushe për shkak të një dëmtimi të rëndë.

“Ishte një periudhë e vështirë, ishte një dëmtim shumë i dhimbshëm. Mungova shumë ndeshje por gjëja më e rëndësishme tani është që kam filluar të luaj sërish, si te Barcelona ashtu edhe në kombëtare”, tha De Jong për mediat.

 

Mesfushori rrëfen se kishte dyshime për mundësinë që të luante sërish.

 

“Pyesja veten nëse do të shërohesha plotësisht, nëse do të luaja sërish. Mendime të këqia, por gjithmonë kisha besimin se një ditë mund të luaja sërish futboll”.

 

Tani ai është i lumtur që mund të luajë në kombëtare pas më shumë se një viti.

“Jam mirë, kam pak dhimbje por mendoj se gjithçka do të jetë mirë. Nuk besoja se do të vinte kjo ditë. Shpresoj të bëjmë gjëra të mëdha edhe këtu”, tha De Jong.

LEXO EDHE:

Back to top button