Pas raportimit të Alsat, blegtorit Sulejmani iu kthyen 48 delet e vjedhura, hetimet po zvarriten!

Pas raportimit të Alsat, blegtorit Sulejmani iu kthyen 48 delet e vjedhura, hetimet po zvarriten!

Gazetar: Avni Tahiri

Blegtorit Azemin Sulejmani iu kthyen një numër i konsiderueshëm i deleve të vjedhura pas publikimit të kronikës në Alsat. Një ditë më parë, rreth 10 kilometra larg fshatit Grushinë,  disa persona kishin vërejtur një tufë delesh pa bari, me çka e kanë kontaktuar blegtorin Sulejmani dhe më pas është vërtetuar se bëhet fjalë për bagëtitë e tij.

Nga gjithsejtë 82 delet e vjedhura, i janë kthyer vetëm 48, ndërsa për 34 tjerat, blegtori Azemin Sulejmani, thotë se nuk ka shpresë së do të gjenden, pasi një pjesë të deleve të gjetura u kanë munguar vathet me numra, me çka dyshon se pjesa tjetër kanë përfunduar në kasap.

“Maqedonasi më thirri dhe më tha se disa dele janë pa njerëz dhe e pyeta se sa janë, tha rreth 50 apo 60. I dërgova djalin dhe djemtë e vëllait. Kur arritën atje i pyeta se a janë tonat më thanë që po. Ne i njohim delet tona po. Dhe sa ishin me numër? 48 copë janë gjetur por edhe 34 nuk janë”, tha Azemin Sulejmani – Blegtor.

Në përpjekje për të gjetur pronën e tij, blegtori Sulejmani ka kaluar disa net në mal duke kërkuar, ndërsa sot, i stërlodhur dhe i rënduar emocionalisht, herët në mëngjes ishte paraqitur në stacionin policor për ta denoncuar sërish rastin.

“Policia çfarë tha? Thanë se do t’i kërkojmë jemi në dijeni dhe kaq. Sot jam pak më i qetë pasi erdhën një numër që janë 48, por 34 mungojnë. Më the që ke ndenjur edhe në mal, perse? Ndenja në mal me qellim që të mos i nxjerrin jashtë shtetit”, u shpreh Azemin Sulejmani – Blegtor.

Sipas blegtorit Sulejmani, dëmi material tani për pjesën e bagëtisë që nuk është gjetur, kalon mbi 10 mijë euro ndërsa thotë se më nuk ndihet i sigurt në shtëpinë e tij dhe pret nga Ministria e Punëve të Brendshme që sa më shpejtë të gjenden fajtorët./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button