Pas shpërthimeve në Rripin e Gazës, Izraeli arreston 19 palestinezë

Pas shpërthimeve në Rripin e Gazës, Izraeli arreston 19 palestinezë

Që prej ditës së djeshme situata në Rripin e Gazës është përshkallëzuar.

Dhjetëra raketa të lëshuara ndezën qiellin mbrëmjen e djeshme, pas sulmeve ajrore izraelite ku mbetën të parë të paktën 10 persona, përfshirë një 5-vjeçare.

Mes viktimave ishte edhe lideri i grupit Tayseer Jabari, shkruan BBC. 

Ndër të tjera Izraeli ka njoftuar se pas sulmeve kundër objektivave në Rripin e Gazës ka arrestuar 19 anëtarë të grupit Xhihad Islamik në Bregun Perëndimor.

Sipas ushtrisë izraelite shumica e raketave të lëshuara nga Gaza në drejtim të Izraelit gjatë natës së kaluar u kapën nga sistemet mbrojtëseSituata e përshkallëzuar në

Rripin e Gazës me dhunë, viktima dhe shpërthime të mëdha midis Izraelit dhe Gazës ka ndodhur rreth një vit më parë.

Lufta 11-ditore në maj të 2021-it la më shumë se 200 palestinezë dhe 12 izraelitë të vrarë.

Ndërkohë ushtria izraelite paralajmëron se operacion i fundit, i koduar “Breaking Dawn” mund të zgjasë për një javë./abcnews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button