VIDEO / Pasardhësi i Usein Boltit, vendos rekord të ri botëror

Atleti nga Bocvana, Letsil Tebogo, arkëtoi medaljen e artë në Botërorin U20, që zhvillohet në Kolumbi, duke vendosur rekord të ri të botës. Atleti 19 vjeçar, përshkoi 100 metrat për 9.91 sekonda, duke tejkaluar kohën rekord të Trejvon Bromellit nga SHBA dhe Mark Lu Frensis nga Britania e Madhe, të cilët regjistruan kohën prej 9.97 sekonda.

Në vendin e dytë u ndal Buhvaxhi Nkrumie nga Xhamajka me kohë 10.02 sekonda, para Benxhamin Riçardsonit nga Britania e Madhe me kohë 10.12 sekonda.

Kujtojmë se Tebogo ishte kampion aktual i botës, pasi që në Botërorin e fundit e mbylli garën me kohë 10.11 sekonda.

LEXO EDHE:

Back to top button