Pas Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut hakeret sulmojnë ueb faqen e Policisë së Kosovës

Pas Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut hakeret sulmojnë ueb faqen e Policisë së Kosovës

Pas sulmeve kiberenetike në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut duket se radhën e ka Kosova.

Mediete në Kosovë bëjnë me dije se sot janë hakeruar ueb faqet e Policisë së Kosovës dhe faqet online të Ministrisë së Drejtësisë.

Sakaq nuk dihet se kush mund të fshihet pas sulmit kibernetik në Kosovë.

Për sa i përket sulmit në sistemet TIMS sot në Shqipërisë, është konfirmuar se është bërë nga hakerat iranianë, njësoj sikur ndodhi më 15 Korrrik.

Edhe faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni të Veriut është përballur këtë shtunën me sulm kibernetik.

Prej disa orësh në faqen e kësaj ministrie shihet mesazhi, “Hakuar nga ekipi grek i hakerëve Netëatchers” ndërsa në rast të klikimit në faqe paraqitet një video në YouTube me titullin “Maqedonia e famshme”.

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, kanë thënë se “nuk ka vend për shqetësim lidhur me pohimet për shkarkimin e supozuar të të dhënave të qytetarëve, sepse faqja e internetit nuk ka baza të tillë të të dhënave”.

LEXO EDHE:

Back to top button