Pas suksesit në muzikë Loredana do të vijë me një linjë produktesh kozmetike

Loredana ka rezervuar goxha surpriza dhe sapo na e zbuloi njërën prej tyre dhe nuk lidhet me muzikën. Pasi po bën namin në muzikë, reperja ka ndërmarrë disa hapa në një fushë tjetër, këtë herë në kozmetikë, duke krijuar linjën e saj të produkteve.

Loredana postoi disa foto në Instagram, ku shihej se kishe vendosur rreth syve një laps të bardhë, duke shkruar: “A e dëshiron këtë lapsin e syve?”

Më pas na paralajmëroi se diçka e madhe po vjen dhe se ajo kishte dhënë maksimumin e saj për këtë projekt kaq të rëndësishëm.

“Nëse duhet të jem e sinqertë, më duhet të them se kam shpenzuar shumë për ta bërë këtë projekt sa më të përsosur, dhe nuk e kisha menduar kurrë që produktet e mia kozmetike do të ktheheshin një ditë në produktet e mia të preferuara!”, shkroi Loredana në një status në Instastory.

Kujtojmë se Loredana ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes në tregun ndërkombëtar duke u shpallur reperja më e dëgjuar në Spotify dhe Youtube në Gjermani, “Best Breaking Act” në Swiss Music Awards, “Best Swiss Act” në MTV EMA .

 

LEXO EDHE:

Back to top button