Pas tetë fitoresh radhazi, Interi bie në Xhenova!

Një humbje, ajo zikaltër, që vjen në një fushë të rënduar, por që nuk ka justifikime për faktin se pjesa e parë ishte totalisht një zhgënjim. Ekipi i drejtuar nga Antonio Konte kishte shansin e artë të shënojë dhe ta nisë në avantazh ndeshjen, por penalltia e dhuruar për prekje me dorë brenda zonës së Sampdorias, shpërdorohet nga Aleksis Sançez, të cilin e hipnotizon portieri Audero nga pika e bardhë. Më pas topi i kthyer goditet nga Jang por prek shtyllën dhe kthehet.

Më pas ndizet ekipi dorian, që godet shtyllën me Toneli dhe më pas, me penallti gjen golin me Kandreva (prekje me dorë nga Barella). Ekipi i Ranierit dyfishon më pas me Keita Balde pas një aksioni të bukur.

Në pjesën e dytë, Konte hedh në fushë edhe Lukakun dhe të gjithë baterinë e rëndë, përfshirë Eriksen (jashtë projektit), duke shkurtuar diferencën në 1-2 me golin e De Vrij në goditje nga këndi.

Disa rastë të njëpasnjëshme me Lukaku, Lautaro dhe Perishiç, por pas 95 minutash, barazimi nuk vjen, ashtu si edhe mundësia që mund të kishte për të kapur vendin e parë.

Roma (3-1) dhe Lazio (2-1) po vazhdojnë t’iu afrohen kreut pas fitoreve që ata morën ndaj Krotones dhe Fiorentinas. Edhe Atalanta po tenton garat evropiane dhe arriti që të fitojë 3-0 ndaj Parmës në shtëpi.

Në anën tjetër, njëri ndër ekipet më në formë këtë sezon në Itali, padyshim që është Sassuolo dhe fitoi me rezultat 2-1 ndaj Xhenoas. Torino u nda me rezultat të barabartë 1-1 ndaj Veronës, sikurse Bolonja dhe Udineze 2-2, ndërsa Benevento u rikthye te fitorja duke mposhtur Kaljarin 2-1.

LEXO EDHE:

Back to top button