“Pasaportat”, edhe një i akuzuar pranon fajin

Po shtohet numri i të akuzuarve që pranojnë fajin në rastin “Sozia”. Dy të akuzuar të tjerë pranuan se ishin pjesë e grupit i cili me vite të tëra kishte lëshuar pasaporta të rreme për kriminelët në rajon. Deri në tani, gjithsej shtatë persona kanë pranuar se janë fajtor, ndërsa një e akuzuar e cila është e sëmurë përmes avokatit njoftoi se edhe ajo do ta pranojë fajin kur të paraqitet në gjykatë. Sot u caktuan dy dënime me burg. Shemsedin Jashari mori një vit e shtatë muaj.

I akuzuari bashkë me të akuzuarit dhe të dënuarit e tjerë, shkelën sigurinë kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të tjera. I akuzuari këto veprime i ka bërë nëntë herë”, tha Olja Ristova, gjyqtare.

Sot ne e pranuam fajësinë në mënyrë që ta zbusim dënimin e parashikuar për këtë vepër penale deri në tre vjet dhe unë mendoj se dënimi është i përshtatshëm për atë që ka bërë i akuzuari”, tha Lupço Veselinovski, avokat.

Olivera Sofronievska, e cila gjithashtu pranoi fajin, mori dy vjet e pesë muaj burg. Ajo ka miratuar lëshimin e 198 pasaportave të rreme. Prokurorja nuk është befasuar nga veprimi, që të akuzuarit të pranojnë fajin duke pasur parasysh sasinë e provave kundër tyre. Ajo foli edhe për përfitimet materiale që të dënuarit dhe të akuzuarit dyshohet së i kanë marrë me vite.

Në rastin konkret, ne nuk kemi të dhëna të sakta për para ose shumën e parave që e kanë marrë ata”, theksoi Spasenka Andonova, prokurore.

Tani në bankën e të akuzuarve kanë mbetur vetëm tre të akuzuar të cilët të martën do duhet të provojnë pafajësinë e tyre. Mes të dënuarve janë gjashtë zyrtarë të MPB-së dhe ndërmjetësuesi për pasaportat Raif Miftari. Sipas aktakuzës, janë lëshuar 215 pasaporta të rreme, kryesisht për njerëz me të kaluar penale. Sipas hetimit të policisë, pasaportë e rreme në tregun joligjor kushtonte deri në 20 mijë euro.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button