Paskal Gros: Nuk e di se si vazhdimisht shënoj ndaj Junajtedit

Futbollisti i Brajtonit , Paskal Gros, ka thënë se skuadra e tij ka arritur një fitore të madhe në “Old Trafford”. Ai shtoi se do të dëshironte të shënonte gola kundër skuadrave të tjera, jo vetëm ndaj Man. Junajtedit.

“Ne nuk mund të kërkojmë më shumë se kaq. Tre pikë në rrugë kundër Man. Junajtedit. Kjo është një fitore e madhe për ne. Do të doja të shënoja më shumë gola kundër skuadrave të tjera, por gjithmonë i shënoj kundër Man. Juanjtedit. Nuk e di pse”, tha Gros për “Sky Sport”.

 

Brajtoni mposhti Man. Junajtedin me rezultat 2:1 dhe të dy golat i shënoi Gross në minutat e 30-të dhe të 39-të. Ndërkohë golin e vetëm për vendasit e shënoi lojtari i Brajtonit, Aleksis MekAllister, me autogol në minutën e 68-të.

 

Gros ka shënuar gjashtë gola në Premier Ligë kundër Man. Juanjtedit deri më tani, dy herë më shumë se kundër çdo ekipi tjetër. /abcnews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button