Vrasja e 7 vjeçares në Himarë, sot protestohet sërish në Shqipëri

Vrasja e 7 vjeçares në Himarë, sot protestohet sërish në Shqipëri

Të hënën në 19:30 do të ketë sërish një protestë për 7-vjeçaren, Jonada Avdia.

Tubimi këtë herë do të fillojë te Ministria e Brendshme, aty ku do të grumbullohen protestuesit të cilët më pas do të marshojnë drejt kryeministrisë, shkruan euronews.

Bëhet me dije se protesta ka vetëm një skenar për të realizuar qëllimin e dorëheqjes së ministrave Çuçi e Kumbaro si dhe të drejtorit të Policisë, Gledis Nano.

Organizatorët kanë paralajmëruar se nëse nuk ka dorëheqje të këtyre dy ministrave, ata do të protestojnë çdo ditë.

Vajza 7 vjeçare e familjes Avdia humbi jetën mesditën e 2 gushtit në Himarë, teksa pushonte me familjen e saj.

E mitura u përplas për vdekje teksa ishte në breg, nga një gomone që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarësm Arjan Tase.

LEXO EDHE:

Back to top button