Pavarësia e Kosovës është pjesë e sakrificës të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e ndjenë me emocion të veçantë pavarësinë e Kosovës sepse një pjesë e tyre kanë qenë të përfshirë në lëvizjet kombëtare madje duke sakrifikuar me burgje dhe humbje jete. Një prej tyre është edhe mjekja Teuta Bekteshi Ajeti, e cila ka qenë pjesë e protestave të viteve ’80, ish e burgosur politike dhe e cila deri në vitin 2001 s’ka pasur as shtetësi të Maqedonisë se veriut edhe pse nga Kumanova. Ajo thotë se pavarësia e Kosovës ishte një gëzim i madh sepse reflektonte lirinë, që duhet ta përjetojnë të gjithë. Eksperti i Komunikimit Bojan Kordalov, ndërkohë thotë se opinioni maqedonas nuk i ka dëgjuar dhe nuk i di këto sakrifica shqiptare dhe prandaj duhet të tregohen me shpesh. Këto deklarata u bënë në kuadër të emisionit “Programi 200” (që transmetohet sot në ora 18.00).








