Pedri dhe De Jong, nuk do të jetë gati për sfidën e parë ndaj PSZH-së

Mesfushorët Pedri dhe Frenkie de Jong, të dy të lënduar, shpresonin të ktheheshin në kohë për të luajtur ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër PSZH-së.

Por, sipas “Marca”, Barcelona nuk duhet të rrezikojë dhe nuk do të detyrojë kthimin e tyre të menjëhershëm në fushë. Të dy kanë humbur 34 ndeshje në total këtë sezon, Pedri 19 ndeshje dhe 15 De Jong.

Megjithatë, trajneri Çavi do të ketë në dispozicion Ronald Arauho-n dhe Andreas Kristensen, me dy lojtarët që vuanin nga një shqetësim.

LEXO EDHE:

Back to top button