Pedri, vendos rekord të ri për kombëtare e Spanjës

Talenti i Barcelonës, Pedri është bërë lojtari më i ri që përfaqëson Spanjën në një Kampionat Evropian, duke mposhtur rekordin e Miguel Tendillo që nga viti 1980.

Pedri është vetëm 18 vite, gjashtë muaj dhe 18 ditë kur u zgjodh në formacionin bazë kundër Suedisë, afërsisht rreth një vit më i ri se ish ylli i Valencias dhe Real Madridit.

Top pesë spanjollët më të rinj kompletohen nga Fernando Torres, Cesk Fabregas dhe Zherard Lopez. Ndërkohë, Pedri gjithashtu u bë lojtari i dytë më i ri që bën 50 paraqitje për Barcelonën dhe para tij është vetëm Bojan Krkiq.

LEXO EDHE:

Back to top button