Pedri zbulon favoritët kryesor në “Katar 2022”

Mesfushori i Barcelonës dhe Spanjës, Pedri, ka zbuluar favoritët për Botërorin e ardhshëm në Katar. Sipas futbollistit 19-vjeçar, përveç Spanjës, Argjentina, Franca, dhe Brazili janë favoritët kryesorë.

“Mesi do të shkojë në Botërorin e tij të fundit dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta fituar turneun. Ndër favoritë do të përmendja edhe skuadrat e Francës dhe Brazilit. Këto janë dy ekipe të zhvilluara plotësisht. Unë nuk e fshij as Holandën. Frenki de Jong më thotë vazhdimisht se ata kanë një ekip shumë të fortë”, tha për “El Pais” mesfushori i Barcelonës.

Kujtojmë se Kampionati Botëror në Katar,  do të zhvillohet nga data 20 nëntor deri më 18 dhjetor. /abcneës.al/

LEXO EDHE:

Back to top button