Pedro vendos parametra të reja, barazon rekordin e Firminjos
Sulmuesi i Çellsit, Zhoao Pedro, ka filluar të lë gjurmë në kampionatin anglez pas transferimit të tij këtë verë nga Brajtoni. Çellsi barazoi me rezultat 2-2 në ndeshjen e luajtur shtëpi me Lidsin në ndeshjen e javës së 26-të të Premier Ligës.
Sulmuesi i londinezëve, Zhoao Pedro, hapi serinë e golave duke arritur një rekord interesant në Premier Ligën. Ai u bë vetëm braziliani i katërt në historinë e Premier Ligës që shënon 10+ gola së paku në dy sezone të Premier Ligës.
Më parë, ky rekord ishte arritur nga Roberto Firminjo (4 herë), Riçarlison (2 herë) dhe Mateus Kunja (2 herë). Çellsi kishte 58% të posedimit të topit, 15 gjuajtje, 6 në portë, 512 pasime, 7 goditje nga këndi, duke mbetur i 9-ti me 38 pikë në total.








