Mishetiq: Hashim Thaçi është i pafajshëm

Mishetiq: Hashim Thaçi është i pafajshëm

Sot zhvillohet dita e tretë e deklaratave përmbyllëse në gjyqin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë. Avokati i Thaçit, Lluka Mishetiq u tha gjykatësve se shpallja fajtor e klientit të tij do të përbënte “padrejtësi ligjore dhe historike”. Mishetiq gjithashtu kujtoi dëshmitë nga dëshmitarët ndërkombëtarë që kanë thënë se Hashim Thaçi nuk dyshohej për krime lufte. Në mesin e figurave që dëshmuan në mbrojtje të Thaçit janë: ish-komandanti suprem i forcave aleate të NATO-s, Uesli Klark, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Xhejms Rubin dhe diplomati i pensionuar amerikan, Kristofer Hill.

“Hashim Thaçi është i pafajshëm, kjo është pikënisja juaj kur të filloni kuvendimet për marrjen e vendimit, ne e dimë që në këtë procedurë ai është i pafajshëm pasi që ligji iu kërkon juve që ta prezumoni të pafajshëm. Juve duhet të konstatoni që ZPS ka dështuar, nuk ka arritur të provojë akuzat e saj dhe të arrinin në një aktgjykim shfajësues ku të akuzuarit lirohen nga akuzat. Hashim Thaçi do të mbetet i pafajshëm si çështje ligjore… ZPS nuk ka ngritur pretendime se ndonjë dëshmitarë në këtë gjykim është ndikuar. Ju keni dëgjuar nga dëshmitarët ndërkombëtarë të shumtë se Hashim Thaçi nuk dyshohej për krime lufte”, deklaroi Lluka Mishetiq, avokat i Hashim Thaçi. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button