Pelosi bën thirrje për një komision mbi trazirat në Uashington

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Nancy Pelosi, të hënën bëri thirrje për një “komision të llojit sikur 9/11” për të hetuar trazirat vdekjeprurëse të Kongresit në janar.

“Tani, si gjithmonë, siguria është rendi i ditës: siguria e vendit tonë, siguria e Capitol-it tonë, i cili është tempulli i demokracisë sonë, dhe siguria e anëtarëve tanë”, tha Pelosi në një letër dërguar kolegëve të saj demokratë.

Ajo tha se ligjvënësit duhet të arrijnë të vërtetën se si ndodhi trazira, duke bërë thirrje për krijimin e “një komisioni të jashtëm, të pavarur të llojit sikur 11 shtatori” për të hetuar faktet dhe shkaqet në lidhje me trazirat.

Më 6 janar, kur Kongresi u mblodh për të certifikuar votat elektorale të presidentit të zgjedhur të atëhershëm Joe Biden, një turmë e mbështetësve të ish-presidentit Donald Trump sulmuan ndërtesën e Capitol-it.

Përleshjet që pasuan lanë pesë njerëz të vdekur. Dy policë tjerë morën jetën e tyre si rezultat i bastisjes. Trump akuzohet për nxitje të dhunës vdekjeprurëse.

LEXO EDHE:

Back to top button