Pelosi kërkon komision të pavarur për hetimin e sulmit në Capitol Hill

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, demokratja Nancy Pelosi, tha sot se ligjvënësit duhet të krijojnë një komision të pavarur me detyrën e rishikimit të “fakteve dhe shkaqeve” të sulmit vdekjeprurës nga mbështetësit e ish- presidentit Donald Trump në Capitol Hill më 6 janar. Në një letër drejtuar ligjvënësve amerikanë, Pelosi tha se komisioni do të modelohej nga ai që hetoi rrethanat e sulmeve terroriste në Nju Jork dhe Uashington më 11 shtator 2001 dhe do të caktohej, ndër të tjera, që të shqyrtojë faktet në lidhje me gatishmërinë e policisë dhe shërbimeve të tjera federale dhe shtetërore të sigurisë, raporton Reuters.

“Është e nevojshme të hetohet plotësisht ajo që ka ndodhur,” tha senatori i Luiziana Bill Cassidy, një nga shtatë republikanët që votuan për shkarkimin e Donald Trump.
Më shumë se një muaj pas sulmit në ndërtesën e Kongresit Amerikan, në të cilin pesë persona humbën jetën, kompleksi në Capitol Hill sigurohet nga më shumë se pesë mijë anëtarë të shërbimeve të sigurisë.

LEXO EDHE:

Back to top button