OBSH paralajmëron vendet afrikane për rrezikun nga Ebola

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi gjashtë vende afrikane sot për shfaqjen e mundshme të Ebola pasi sëmundja serioze u shfaq në Guineja dhe Kongo, tha sot zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris.
Guineja raportoi shfaqjen e Ebola të dielën, për herë të parë që nga fundi i epidemisë trevjeçare në vitin 2016, dhe sot ajo tashmë ka regjistruar dhjetë raste, ndërsa në Kongo, sëmundja u regjistrua 10 ditë më parë.
“Ne kemi paralajmëruar tashmë gjashtë vende përreth, duke përfshirë Sierra Leone dhe Liberinë, dhe ato po përgatiten shpejt dhe po kërkojnë infeksione të mundshme,” tha Harris.
Ajo nuk deklaroi se cilat vende të tjera ishin potencialisht të rrezikuara, raporton Reuters.

LEXO EDHE:

Back to top button