Pema, prodhon helm si të merimangës

Në Australi ndër vite janë zbuluar lloje të ndryshme merimangash dhe gjarpërinjsh helmues, por kësaj here një pemë ka çuditur shkencëtarët. Një grup studiuesish nga Universiteti i Queensland-it, kanë zbuluar një lloj helmi, i ngjashëm me atë të merimangave vdekjeprurëse. Sipas tyre, kjo substancë toksike prodhohet nga disa lloje bimësh të quajtura Gympie-Gympie, që gjenden gjerësisht në pjesën jugore të Australisë. Këto pemë i kanë gjethet të mbuluara me qime të imëta, të ngjashme me gjilpërat dhe dihet se shkaktojnë dhimbje ekstreme, që zgjasin gjatë.

LEXO EDHE:

Back to top button