Belgjikë, mjekëve të infektuar me koronavirus u kërkohet të vazhdojnë punën

Mjekëve në qytetin belg të Liège u është kërkuar të vazhdojnë punën edhe pse janë të infektuar me Covid-19.

Vendi është duke u përballur me një rritje të ndjeshme të rasteve dhe pacientëve të shtrirë në spital, për këtë arsye mjekët edhe pse të infektuar duhet të vazhdojnë punën e tyre.

Rreth një e katërta e stafit mjekësor thuhet se janë të sëmurë me COVID-19.

Deri tani në 10 spitale të vendit personeli mjekësor të cilët kanë rezultuar pozitiv por, nuk kanë simptoma duhet të vazhdojnë të punojnë.

Kreu i Shoqatës Belge të Sindikatave Mjekësore, Dr Philippe Devos i tha BBC-së se ata nuk kishin zgjidhje tjetër pos nëse nuk do të parandalonin shembjen e sistemit spitalor brenda ditësh.

Një në tre persona të testuar po rezultojnë pozitiv me koronavirus në qytetin belg lindor. Spitalet po transferojnë pacientët në bazë të shtretërve të lirë nëpër spitale tjera, dhe shumë operacione jo urgjente po anulohen.

LEXO EDHE:

Back to top button