Greqi, anija e mallrave përplaset me anije ushtarake

Në alarm organet e patrullës greke në Pire pasi një anije mallrash është përplasur me një anije ushtarake.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit sipas orës lokale, kur anija e mallrave që transporton konteinere ka goditur anijen ndihmese ushtarake”Kalisto”.

Sipas informacioneve paraprake thuhet se anija ushtarake ka pësuar dëme të mëdha dhe prej saj janë larguar me anijet e vogla ndihmëse 4 pjesëtarët e ekuipazhit.

Shkaqet e përplasjes që ka ndodhur në zonën detare pranë Salaminës ende nuk janë të qarta.

LEXO EDHE:

Back to top button