Pendarovski, Cërvenkovski dhe Ivanovi në tubim shkencor në ASHAM

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) sot dhe nesër organizon tubim shkencor “Shteti Bashkëkohor i Maqedonisë – dy etapa në procesin e formimit dhe zhvillimit të saj: vitit 1941 – 1991 / 1991 – 2021″.

Në ditën e parë të tubimit, siç paralajmërojnë nga Akademia e Shkencës dhe Arteve të Maqedonisë, fjalime do të mbajnë presidenti aktual Stevo Pendarovski dhe ish-presidentët Branko Cërvenkovski dhe Gjorgje Ivanovi, Zhivko Kondevi, shef i Kabinetit të presidentit të parë të shtetit Kiro Gligorov dhe Vllado Popovski, i cili ishte këshilltar në Kabinetin e presidentit Boris Trajkovski.

Fjalim përshëndetës në këtë tubim shkencor do të ketë edhe kryetari i ASHAM-it, Lupço Kocarev.

LEXO EDHE:

Back to top button