Tërmeti i fuqishëm godet Kretën, banorët dalin të tmerruar nëpër rrugë

Një tërmet i fuqishëm ka goditur ishullin e Kretës, në Greqi, paraditen e sotme, rreth orës 09:17.
Mësohet se tërmeti 5.8 ballë i shkallë Rihter është regjistruar në thellësi vetëm 10 km pranë zonës Arvis, 23 km në veriperëndim të qytetit Iraklios.

Sipas informacioneve të para nga mediat greke fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa banorët kanë dalë në rrugë të shqetësuar.

Po ashtu nuk dihet ende nëse janë shkaktuar dëme materiale, pasi duhet të theksojmë se lëkundjet kanë qenë tejet të forta.

LEXO EDHE:

Back to top button