Pendarovski: Edhe sikur të formohet qeveria politike në Bullgari, kontesti nuk do të zgjidhet për 24 orë

Presidenti i Shtetit Stevo Pendarovski në emisionin e mbrëmshëm “360 gradë” foli edhe për çështjet e hapura mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë. I pyetur se vallë mungesa e një qeverie politike në Bullgari është problemi i vetëm që kontesti nuk po zgjidhet, Pendarovski shprehet se ajo nuk është e saktë.

“E dini që nuk është ashtu. E para nuk e dimë se kush do të jetë në qeverinë e re. Vet akti i formimit të qeverisë së re nuk garanton se do ta zgjidhim problemin për 24 orë. Nuk e dimë kush do të hyj në qeveri. Prej këtyre që janë pretendent që të hyjnë, madje edhe partitë e reja që u paraqitën kohëve të fundit mund të jenë pjesë, madje edhe të kryesojnë me Qeverinë, derisa qëndrimet e tyre janë të pandryshuara lidhur me deklaratën e votuar në parlamentin bullgar, për pozitat e qeverisë së tyre të mëparshme”, deklaroi Pendarovski.

LEXO EDHE:

Back to top button