Rama kujton 11 Shtatorin: Do të mbetet një ditë kujtese dhe vetëdijeje e botës demokratike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kujtuar sulmin terrorist që ndodhin 20 vjet më parë në ShBA. Rama përmes një postimi në Facebook ka thënë se 11 shtatori do të mbetet një ditë kujtese dhe vetëdijeje e botës demokratike për vlerat e paçmueshme të lirisë e të demokracisë.

“20 vjet më parë, 11 shtatori hyri në histori si dita e zezë e sulmit të egër të urrejtjes barbare kundër qytetërimit tonë, duke goditur mizorisht simbolin e tij, Amerikën, mu në zemrën e saj. Sot e përgjithmonë, 11 shtatori do të mbetet një ditë kujtese dhe vetëdijeje e botës demokratike për vlerat e paçmueshme të lirisë e të demokracisë. #GodBlessAmerica🇺🇸”, ka shkruar Rama.

LEXO EDHE:

Back to top button