Pendarovski: Historianët bullgarë kanë ofenduar historianët maqedonas

Pendarovski: Historianët bullgarë kanë ofenduar historianët maqedonas

Presidenti Pendarovski, në emisionin “Rruga drejt” në Alsat ka thënë se përfaqësuesit maqedonas në Komisionin e historisë janë shënjestër e ofendimeve të homologëve bullgarë.

Siç tha ai, gjatë dekadave të negociatave me Greqinë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Nuk mbahet mend që një negociator apo bashkëbisedues grek, në atë kohë, të vinte dhe t’i thoshte negociatorit maqedonas – ti nuk je maqedonas. Fatkeqësisht, situata të tilla, joformalisht, ndodhin në komisionin historik”, tha Pendarovski./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button