Pendarovski: Integrimi i vendit është projekt kombëtarë

Pendarovski: Integrimi i vendit është projekt kombëtarë

Integrimi evropian nuk mund të jetë qëllim dhe prioritet i vetëm një grupi politik. Është një projekt kombëtar që të gjitha partitë relevante politike e kanë përkrahur që nga fillimi i pavarësisë së Maqedonisë e deri më sot, tha presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në panelin e sotëm: “Në rrugën evropiane: Reforma të reja, mundësi të reja!”.

Pendarovski me këtë rast u bëri thirrje të gjitha palëve të interesuara politike, si nga qeveria ashtu edhe nga opozita, që në mënyrë konstruktive të përfshihen në proces dhe të kontribuojnë në zhvillimin e qetë të rrugës evropiane.

“Duke pranuar propozimin francez, ne tejkaluam bllokadën bullgare. Në këtë moment nuk mund të përjashtojmë mundësinë e provokimeve të mundshme në të ardhmen nga subjekte politike me pikëpamje anakronike, si dhe kërkesa joparimore dhe në thelb joevropiane që do të cenojnë standardet tona identitare. Për të vazhduar negociatat do të jetë i nevojshëm një konsensus kombëtar për ndryshimet kushtetuese, të cilat do të duhet ta bëjmë sërish në emër të së ardhmes evropiane. Por, në këtë qasje duhet të hyjmë të planifikuar dhe pa nxitim dhe ai proces duhet të ndodhë aq sa do të jetë e nevojshme që të mos hapen plagë të reja në strukturën e kombit maqedonas”, tha ndër të tjera Pendarovski.

LEXO EDHE:

Back to top button