Pendarovski: Mandat të ri për të çuar vendin para

Pendarovski: Mandat të ri për të çuar vendin para

Kandidati i LSDM-së për president, Stevo Pendarovski, tubimin qendror e mbajti në kryeqytet. Ai kërkon nga qytetarët edhe një mandat për ta çuar vendin përpara, drejt integrimit evropian dhe standardit më të mirë të jetesës.

“Ky president dhe kjo garniturë politike, asnjëherë nuk kanë dhënë premtime të rrejshme dhe shpresa për realizim të shpejtë të qëllimeve strategjike të shtetit. Edhe sot para jush nuk them se Maqedonia do të jetë një prej vendeve më të zhvilluara në Evropë, nuk them se i gjithë ai proces do të zgjas vetëm disa muaj, por them dhe përsëris gjithandej, rreziku më i madh është nëse në zgjedhje u japim shansin atyre që e pamë se si udhëheqin me njerëzit”, tha Stevo Pendarovski, Kandidat I LSDM-së për President.

LEXO EDHE:

Back to top button