Pendarovski nesër për vizitë zyrtare në Kosovë

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, gjatë ditës së nesërme do të qëndroj për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, shkruan Alsat.

Pendarovski në Prishtinë do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca dhe me kryeministrin Albin Kurti.

Siç njoftojnë nga Kabineti i presidentit, Pendarovski në Prishtinë do të pritet nga Vjosa Osmani me nderime të larta shtetërore, pas çka do të realizojnë takim, ndërkohë që do të mbahet edhe një takim mes delegacioneve të të dyja vendeve.
Gjatë vizitës në Kosovë, Pendarovski do ta vizitoj edhe qendrën rajonale të KFOR-it dhe përfaqësuesit maqedonas në kontingjentin e KFOR-it./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button