Pendarovski-Radev: Udhëtimi i përbashkët, rast i mirë për ripërtëritjen e dialogut

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria synojnë të rivendosin dialogun për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që kanë bllokuar procesin e integrimit evropian. Presidentët e dy shteteve, Stevo Pendarovski dhe Rumen Radev ndodhen në Romë të Italisë për të marrë pjesë në manifestimin e përbashkët për Shën Kirlin dhe Metodinë. Paraprakisht ata janë takuar në aeroportin e Shkupit dhe dhanë mesazhe inkurajuese mbi nevojën e ripërtëritjes së dialogut dhe kthimin e besimit të ndërsjellë. Në këtë takim të shkurtër sipas presidentit Pendarovski është biseduar kryesisht lidhur me zhvillimet e fundit dhe takimet në Bruksel. Pendarovski tha se dy vendet duhet të rikthejnë besimin dhe të flasin si miq dhe çështjet e vështira të afrojnë edhe më shumë dy vendet. Presidenti bullgar tha se shënimi i përbashkët i manifestimit është një rasti i mrekullueshëm për rivendosjen e dialogut. Lidhur me takimet mes dy vendeve është prononcuar edhe Ambasada SHAB-së në Shkup. “Shohim një rrugë pozitive përpara dhe jemi të kënaqur me bisedimet e vazhdueshme mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për të çuar përpara anëtarësimin e Maqedonisë së veriut në BE”, kështu ka shkruar në Twitter ambasadorja amerikane Kejt Bërns.

“Zgjidhjet bëhen nga qeveritë tonë ndërsa ne jemi këtu për të relaksuar atmosferën, për të folur me një gjuhë tjetër. Mendoj se ka nevojë që të ripërtërimë besimin dhe si miq të flasim dhe për çështjen mes të vështira që na ndajnë dhe unë shpresoj se këto dallime së shpejti do të afrojnë më shumë dy vendet tona”, tha Stevo Pendarovski, President i Maqedonisë së Veriut.

“Unë mendoj se udhëtimi i përbashkët në Romë dhe homazhet për vëllezërit shën Kirili dhe Metodi është një rast i mrekullueshëm për të ripërtërirë dialogun midis dy vendeve tona në nivelin më të lartë dhe për të shprehur vullnetin tonë të përbashkët për të zhvilluar marrëdhëniet tona në fryma e bashkëpunimit dhe miqësisë”, u shpreh Rumen Radev, President i Bullgarinë.

LEXO EDHE:

Back to top button