Penov, ministër i ri i Pushtetit Lokal

Penov, ministër i ri i Pushtetit Lokal

Gazetare: Patlume Dervishi

Risto Penov është ministri ri i Vetëqeverisjes Lokale, emri i të cilit u votua pas disa ditë debati në Kuvend. Opozita ishte kundër zgjedhjes së tij duke kundërshtuar në tërësi politikat e pushtetit aktual.

“Dolën me atë se ja tani do të kemi propozim për ministër dhe të gjitha problemet do të zgjidhen, gjithçka do të jetë më mirë dhe siç thotë kryeministri tani do të fillojmë të punojmë siç duhet. Ai do t’i japë energji të re dhe frymë të re qeverisë dhe gjithçka do të ndryshojë. Por, nuk do të jetë ashtu, nuk ishte deri tani, nuk ka qenë as më herët dhe nuk shohim arsye pse do të ishte ndryshe më tej”, deklaroi Toni Jarevski, VMRO-DPMNE.

“T’ua kujtoj se nuk është njeri i cili vetëm ka privatizuar por i ka zgjidhur problemet në Qytetin e Shkupit. Qyteti, që nga koha e tij e deri tani ka më shumë kompetenca dhe ka buxhet 10 herë më të madh nga ajo kohë. Pikërisht ai Qytetit i Shkupit të cilin sot e keni bërë kaos dhe i cili është I bllokuar tërësisht. Penov është babai i funksionimit të Shkupit”, tha Monika Zajkova, Partia Liberal Demokrate.

“Duhet të ketë parasysh ndarjen e mjeteve. Duhet të ketë parasysh që të stimulohen pak më tepër komunat më pak të zhvilluara, respektivisht regjionet më pak të zhvilluara sepse disbalanci është jashtëzakonisht i madh. Pra, ai duhet të ketë qasje edhe në ndihmat që jep qeveria, të mos përsëritet fenomeni si me ndihmat e aeroportit të Shtipit ku të gjitha komunat morën mjete përveç Komunës së Gostivarit”, u shpreh Halil Snopçe, Aleanca për Shqiptarët.

Penov merr detyrën nga e cila dha dorëheqje javë më parë Goran Milevski për arsye, siç tha ai, personale. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button