Zvicër, treni më i gjatë në botë për udhëtarët

Zvicër, treni më i gjatë në botë për udhëtarët

Treni që shihni duke kaluar nëpër peizazhet historike alpine është vetëm një pjesë e përmasave të trenit që synon të futet në librat e rekordeve botërore. Nesër një tren njëzet e pesë herë më i gjatë se ky do të jetë i mbushur me pasagjerë që shpresojnë të bëhen vetë pjesë e historisë. Biletat janë shitur, por kompania e trenave Rhaetian Railway shpreson se do të ketë turma dhe një atmosferë feste në fshatrat që ndodhen përgjatë rrugës. Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë Renato Fasciati thotë se festimi dhe përpjekja për të thyer rekordin për të krijuar trenin më të gjatë të pasagjerëve në histori është për të përkujtuar ditëlindjen e 175-të të hekurudhave zvicerane. Rrjeti tërësisht i elektrizuar mori një goditje financiare gjatë pandemisë kur numri i pasagjerëve u ul për shkak të bllokimeve. Gjatë përpjekjes për thyerjen e rekordit, jo më pak se shtatë drejtues treni do të jenë në kontroll për të siguruar që çdo pjesë e trenit të lëvizë me shpejtësinë e duhur dhe në drejtimin e duhur./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button