Penov për bllokimin e rrugëve: Situata është e pakëndshme

Penov për bllokimin e rrugëve: Situata është e pakëndshme

Ministri i Pushtetit Lokal, Risto Penov, nuk ka pranuar të thotë se çfarë masash do të ndërmarrë shteti për heqjen e bllokadave nga rrugët e Shkupit. Ai tregon se situata është duke u monitoruar dhe shtoi se është e pakëndshme.

“Ne jemi duke monitoruar situatën. Është e pakëndshme. Qytetarët pësojnë shumë dëme për shkak të një lloj arbitrariteti që është i pranishëm në rrugët e Shkupit. Duke ardhur në Strumicë, mezi dolëm nga Shkupi. E panevojshme. Ajo protestë duhet drejtuar ndaj atyre që e krijojnë. Dëmin e paguajnë qytetarët. Të gjithë vozitin gjysmë ore më shumë, vozisin më shumë, konsumohet karburant, humbet biznesi dhe orari i punës, që është humbje e madhe për qytetarët”, deklaroi Risto Penov- ministwr i Vetwqeverisjes Lokale. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button