Pep Guardiola: Në Arabinë Saudite jemi për të fituar trofeun

Pas barazimit zhgënjyes në Premier Ligë përballë Kristal Pallasit me rezultatin 2-2, Man. Siti niset për në Arabinë Saudite, ku do të tentoj triumfin në Kupën e Botës për Klube. Trajneri Pep Guardiola theksoi se “The Citizens” synojnë trofeun dhe se presin me padurim të zbresin në fushë edhe pse kompeticioni vjen në një moment jo të lehtë për anglezët.
“Që të marrësh pjesë në këtë kompeticion duhet të kesh fituar Ligën e Kampionëve, andaj ne e vlerësojmë maksimalisht. Shkojmë me shumë dëshirë në Arabinë Saudite dhe me objektivin për ta fituar trofeun, jemi shumë të motivuar. Kalendari është pak i ngjeshur dhe rezultatet nuk kanë qenë ato të duhurat, por kjo është situata dhe do të tentojmë të marrim maksimumin sërish.
Si ka mundësi që nuk i kemi “vrarë” ndeshjet e fundit?
Këtë do të doja ta dija edhe unë. Ndeshjen e fundit “falëm” një penallti, duhej ta kishim menaxhuar më mirë takimin në minutat e fundit”, u shpreh Guardiola.
Kujtojmë se Man. Siti, kampionët e Europës në fuqi do ta nisin Kupën e Botës për Klube nga faza gjysmëfinale, aty ku më 19 dhjetor do të përballen me japonezët e Urava Red Diamonds, ndërsa në rast kualifikimi për në finale, presin fituesen e çiftit Fluminense-Al Ahli.