Zaneti: E njoh Diego Simeonen, do të jenë dy sfida të shkëlqyera

Legjenda zikaltër, Havier Zaneti ka analizuar shortin për fazën e 1/8 е finales së Ligës së Kampionëve në mikrofonat e “Sky”.

“Atletiko Madrid është një ekip i vështirë për t’u përballur, unë e njoh shumë mirë Simeonen, ai ishte shoku i skuadrës dhe është shoku im. Do të jenë dy ndeshje të mira mes dy skuadrave të mëdha. Në këtë pikë dhe pas përfundimit të dytë, e dinim se mund të ishte shumë e ndërlikuar. Respekt i madh për Atletiko Madridin, e njoh kulturën dhe historinë e tij. Ata sigurisht do të jenë një kundërshtar i vështirë për t’u mposhtur, por edhe ne jemi në gjendje të luajmë dy ndeshje të shkëlqyera. Ne do të jemi gati”, deklaroi Zaneti.

LEXO EDHE:

Back to top button