Zbulohen dy detaje të reja nga aksidenti i Shumaherit në alpet franceze

Pothuajse dhjetë vjet kanë kaluar nga aksidenti i Mihael Shumaher në alpet franceze dhe tashmë në publik janë zbuluar detaje të papublikuara më parë që kanë ndikuar që ish-piloti i Ferrarit dhe Merecedes të binte në koma. Më 29 dhjetor 2013, legjenda gjermane u rrëzua duke bërë ski dhe lëndoi rëndë kokën dhe deri më sot dihet shumë pak për gjendjen e tij shëndetësore.

FILE – In this Aug. 19, 2001, file photo, Germany’s F1 driver Michael Schumacher and his wife Corinna Schumacher, right, smile at each other during the official Ferrari World Champion photoshoot after the Grand Prix auto race in Budapest, Hungary. Schumacher’s family, in a statement Wednesday, Jan. 2, 2019, has asked for understanding as it continues to keep details of his health private ahead of the seven-time Formula One champion’s 50th birthday. Schumacher suffered serious head injuries in an accident while he was skiing with his teenage son Mick in the French Alps at Meribel on Dec. 29, 2013. (AP Photo/Daniel Maurer, File)

Ekipi gazetaresk i ARD-së u kthye në vendin e aksidentit dhe gazetari Jens Gideon regjistroi pesë episode të podcast-it “Shumaher”. në të cilën ai heton rrethanat e tragjedisë. Gideon vizitoi vendin ku Shumaher pati një aksident dhe një nga të intervistuarit e tij në podcast ishte një instruktor skish atje. Ai pranoi të fliste, por me pseudonimin Andre, dhe zbuloi detaje të panjohura më parë për aksidentin.

Siegerehrung GP von San Marino 2006: Sieger Michael Schumacher Deutschland bekommt eine herzliche Umarmung von Teamchef Jean Todt Frankreich / beide Ferrari.

Më herët dihej se në pistën e Meribelit atë ditë nuk kishte borë të mjaftueshme dhe Andre gjithashtu zbuloi dy detaje të reja që publiku nuk i dinte, të cilat ishin vendimtare për gjendjen aktuale shëndetësore të gjermanit legjendar.

“Kur u rrëzua, punonjësit e urgjencës që po e ndihmonin, bënë një gabim në vlerësimin e situatës. Shumaheri u duk i vetëdijshëm dhe ata vendosën ta transferonin në një klinikë të vogël në Moutiers. Por në helikopter, gjendja e Shumaherit u përkeqësua, ai humbi ndjenjat dhe më pas mjekët vendosën ta devijojnë helikopterin në Grenoble, në një klinikë shumë më të mirë. Nëse do ta kishin transferuar menjëherë në Grenoble, do të ishte operuar shumë më shpejt dhe ndoshta rezultati do të ishte ndryshe”, deklaroi Andre.

Një tjetër gjë që u zbulua ishte se Shumaheri mbante një kamerë “GoPro” në helmetën e tij.

“Ishte ajo kamera që rriti presionin në kokë gjatë goditjes”, shpjegoi ai.

Andre gjithashtu përmendi se gruaja e Shumaherit, Korinna donte të publikonte regjistrimin nga ajo kamera, por në fund ajo hoqi dorë.

LEXO EDHE:

Back to top button