Pep Guardiola: Tash jemi në telashe të mëdha

Pep Guardiola nuk e ka shijuar aq shumë fitoren ndaj Zvezdës në Ligën e Kampionëve. Lëndimi i Bernardo Silves e ka shqetësuar tej mase trajnerin spanjoll. Silva duhej të largohej nga fusha para pjesës së parë dhe i bashkohet një liste të gjatë të lëndimeve te Man. Siti.

Kevin de Brujne, Xhek Grilish, Mateo Kovaçiç dhe Xhon Stouns janë të lënduarit tjerë që shtojnë kokëçarjen tek skuadra e Guardiolës.

“Tani mund të ju them se jemi në telashe. Por nuk duhet të arsyetohemi e të themi se kemi shumë lëndime. Përderisa e kemi këtë mentalitet, është mirë ”, deklaroi Guardiola pas ndeshjes ndaj skuadrës serbe./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button