Shakira tjetër “diss” për Pike-n në projektin muzikor

Pas divorcit të bujshëm nga Zherard Pike, Shakira tashmë e ka fokusin tek muzika, ku deri më tani çdo projekt i saj ka thyer rekorde duke u kthyer në hite. E teksa këngët e saj duket se kanë qenë dhe ‘’disse” për ish-futbollistin dhe partneren e tij Klara Çia, artistja kolumbiane duket se së shpejti do të publikojë hitin e radhës.

Me anë të një videoje të publikuar, Shakira ka zbuluar një pjesë të këngës së saj më të re “El Jefe” (shefi). Mirëpo, reagimet kanë qenë të menjëhershme nga fansat pasi ata mendojnë se ky është dissi i radhës artistes për Piken.

Kujtojmë se pas ndarjes se tyre, miqtë e ish-futbollistit, u shprehën se këngëtarja ishte ajo që dominonte më shumë në lidhjen e tyre, aq sa ata ia kishin vënë nofkën ‘Shefja’./Panoramasport/

LEXO EDHE:

Back to top button