Pep Guardiola, “vjedh” transferimin e vitit 2023 të Jurgen Klopit

Mançester Siti nuk dëshiron ta lëshojë Bernardo Silvan te Barcelona, por dëshira e portugezit për ndryshim, është e madhe, andaj Pep Guardiola nuk do që t’i shkaktojë probleme.

Kështu që tani Pep Guardiola po i drejtohet Xhud Bellingamit, reprezentuesit të Anglisë, i cili luan te Borusia Dortmund dhe  një prej futbollistëve të rinj, më të mire në botë.

Është interesant fakti se Liverpulli dhe Jurgen Klop “zgjodhën” Bellinghamin për verën e ardhshme dhe kishte marrëveshje parimore për një transferim prej 80 milionë eurosh.

Mirëpo tani Pep Guardiola e kërkon menjëherë edhe atë për 100 milionë euro. Mirëpo transferimi nuk do të jetë për 100 milionë euro, si ngarkesë për arkën e Sitit, pasi që me largimin e Silva-s, “Qytetarët” do të përfitojnë 60 milionë euro. Në këtë mënyrë, Guardiola, për 40 milionë euro do të ketë Belingemin menjëherë në skuadër.

LEXO EDHE:

Back to top button