Pep Guardiola zbulon problemin e madh te Erling Halandi

Skuadra e Man. Sitit gjithnjë e më shumë varet nga golat e sulmuesit të saj Erling Haaland, që këtë sezon ka realizuar 42 gola në 37 ndeshje zyrtare – 28 gola në Premier Ligë, 3 gola në FA Cup, 1 gol në Carabao Cup dhe 10 gola në Ligën e Kampionëve.

Java e kaluar ishte e jashtëzakonshme për sulmuesin 22-vjeçar norvegjez, që realizoi 9 gola në 7 ditë, mes Premier Ligës, Ligës së Kampionëve dhe FA Cup. Për trajnerin Pep Guardiola, kjo gjë mund të jetë një problem për të ardhmen.

“Ky djalosh do të ketë një problem në të ardhmen, pasi të gjithë do të presin që ai të realizojë 3 apo 4 gola në çdo ndeshje. Gjithsesi, nuk ka për të qenë gjithnjë kështu, pasi do të ketë edhe ndeshje të vështira apo mbrojtës që do të bëjnë gjithçka për ta ndalur. Unë jam i lumtur që e kam në skuadër dhe shpresoj të realizojë sa më shumë”, tha Guardiola.

LEXO EDHE:

Back to top button