Për çdo pikë “AS” në tenis, Hurkaç dhuron 100 euro!?

Bartësi i shtatë i Uimbëldonit, Hubert Hurkaç, vendosi në mënyrën e tij të ndihmojë popullin ukrainas, i cili po përballet me agresionin e ushtrisë ruse, kështu që për çdo sërvim “AS”, që arrin në këtë turne do të dhurojë – 100 euro. Hubert Hurkaç njihet si një nga tensitët me shërbimin më të mirë në botë për momentin, i cili ka realizuar 452 shërbime të pambrojtura në ndeshjet e deritanishme këtë vit. Më shumë se ai arritën vetëm Xhon Isner dhe Riley Opelka.
Hurkaç beson se ai do të shkojë larg në garat e Uimbëlldonit, ndërsa besimi i tij rritet pas triumfit të tij të fundit në turneun në qytetin gjerman Halle, i cili luhet gjithashtu në terrenet më barë.
Uimbëlldoni i këtij viti do të zhvillohet pa pjesëmarrjen e tenistëve rusë dhe bjellorusë, të cilëve u është ndaluar të luajnë në Londër për shkak të mëkateve të Vladimir Putin.