Sulmuesi, sot në Milano për vizitat mjekësore

Divok Origi do të jetë afrimi i parë i klubit të Milanit për këtë merkato. Sulmuesi, kontrata e të cilit me Liverpool përfundoi, do të mbërrijë mbrëmjen e kësaj të hënë në Milano, ndërsa nesër janë planifikuar ekzaminimet mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës 4-vjeçare, nga e cila belgu do të fitojë 3.5 milionë euro neto në sezon plus bonuse.

Është e vështirë që të thuhet nëse Origi do e nisë këtë eksperiencë në rolin e titullarit, por duhet theksuar se ai është një lojtar shumë cilësor dhe mjaft i aftë për të shënuar gola.

Në vitet e fundit te “The Reds” belgu numëron 60 paraqitje dhe 16 gola. Origit nuk i mungon eksperienca ndërkombëtare dhe sigurisht për këtë arsye Maldini ka vendosur ta afrojë sa më shpejt sulmuesin.

Javët e fundit 27-vjeçari është stërvitur në Belgjikë për të kaluar problemin muskulor që e detyroi të humbasë finalen e sezonit që u mbyll. Tani ai do të ketë një javë kohë për t’u zhvendosur në Milano dhe më pas do të nisë aventurën më “kuqezinjtë”.

LEXO EDHE:

Back to top button