Për dy ditë janë aplikuar mbi 18 mijë vaksina

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë të shtunës dhe gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 18.292 vaksina. 9.240 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë, ndërkaq numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 722.578, transmeton Alsat. Sipas statistikave të Ministrisë, në vend gjithsej janë aplikuar 1.253.612 doza të vaksinave, ndërkaq janë rivaksinuar 531.033 qytetarë.

“Sipas statistikave të fundit, 52% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës  ndërsa 28% e popullsisë në moshë 18-39 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine”, theksojnë nga Ministria Shëndetësisë.

LEXO EDHE:

Back to top button