Për herë të parë gjatë mbretërimit të saj, Elizabeth II nuk do e emërojë kryeministrin e ri nga pallati Buckingham

Për herë të parë gjatë mbretërimit të saj, Elizabeth II nuk do e emërojë kryeministrin e ri nga pallati Buckingham

Mbretëresha Elizabeth II i ka emëruar kryeministrat e Britanisë nga Buckingham, ashtu siç e do edhe tradita.

Për emërimin e kryeministrit të ardhshëm, megjithatë, tradita do të thyhet, pasi Mbretëresha do ta emërojë atë nga Kalaja Balmoral në Skoci.

Ajo do të mirëpresë Boris Johnson dhe pasardhësin e tij në Balmoral më 6 shtator.

Mbretëresha Elizabeth ka kufizuar së fundmi daljet e saj publike, ndërkohë që përballet me probleme për të lëvizur.

Kujtojmë se dy kandidatët për kryesinë e Partisë Konservatore janë ministrja e Jashtme britanike, Liz Truss dhe ish-ministri i Financave, Rishi Sunak, dhe fituesi do të shpallet më 5 shtator.

Ai do të jetë gjithashtu kryeministri i 15-të i emëruar nga Mbretëresha Elizabeth në mbretërimin e saj 70-vjeçar.

Të gjitha emërimet e kryeministrave britanikë që nga Mbretëresha Victoria janë bërë në Londër dhe në Pallatin Buckingham, me një përjashtim: në vitin 1908 Herbert Henry Asquith duhej të udhëtonte në qytetin francez të Biarritz për t’u emëruar nga Eduardi VII.

LEXO EDHE:

Back to top button